Shqipëria njeh kundërshtarët

Basketboll

Shqipëria njeh kundërshtarët

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 12:50
Shqipëria

Shqipëria ka njohur dje kundërshtarët me të cilët do të përballet në raundin e parë të paraeliminatoreve të Kupës së Botës FIBA 2027.

Shorti i hedhur në Mynih, i ka vendosur kuqezinjtë e trajnerit Antonios Dukas në Grupin C së bashku me Austrinë dhe Armeninë, me takimet që do të luhen me sistem vajtje-ardhje gjatë dy viteve të ardhshme.

Sipas rregullores së shortit ndeshjet do të luhen në tre periudha: 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 si dhe 17-25 shkurt 2025. Shqipëria është përballur me Austrinë edhe në paraeliminatoret e Kupës së Botës 2019, duke i humbur të dyja ndeshjet, 51-79 në Tiranë dhe 97-63 në transfertë.

Për sa u përket grupeve të tjera, në Grupin A bëjnë pjesë Zvicra, Kosova, Irlanda dhe Azerbajxhani. Ndërsa në Grupin B ndodhen Rumania, Luksemburgu dhe Norvegjia.

Tre vendet e para si dhe vendi i dytë më mirë sigurojnë kualifikimin për në raundin e dytë. Kështu, pas pjesëmarrjes në parakualifikueset për Eurobasket 2025, ku u rendit në vend të fundit, kombëtaren shqiptare e basketbollit tashmë e presin të tjera sfida në arenën ndërkombëtare, duke shpresuar të provojë shijen e një fitoreje që mungon që prej vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat