Dushku do të përfaqësojë Kosovën në Kongresin e FIBA-s

Basketboll

Dushku do të përfaqësojë Kosovën në Kongresin e FIBA-s

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:14
Dushku

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku do të marrë pjesë në cilësinë e delegates nga Kosova në Kongresin e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA), që do të mbahet më 23 e 24 gusht në Manila (Filipine).

Në kuadër të Kongresit do të mbahen edhe zgjedhjet në FIBA për mandatin 2023-2027, kurse në program është edhe ceremonia e shpalljes së "Hall of Fame" për vitin 2023, si dhe Punëtori të ndryshme që do të shërbejnë për shkëmbim të eksperiencave për delegatët/et e Federatave Nacionale.

Dushku do të marrë pjesë edhe në hapjen solemne të FIBA Kampionatit Botëror që do të organizohet në Filipine dhe Japoni prej 25 gusht deri më 10 shtator. Dushku do të jetë në dy ndeshjet hapëse të Botërorit: Angola - Italia dhe Republika Dominikane - Filipine.

Duhet theksuar se kjo është hera e dytë për Dushkun që e përfaqëson FBK-në në Kongres të FIBA-s, pasi më parë këtë e ka bërë në Kongresin e vitit 2019 të mbajtur në Pekin (Kinë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat