Lojtari i Kosovës U20 ia kthen shpinën Rahovecit, firmos me Prishtinën

Basketboll

Lojtari i Kosovës U20 ia kthen shpinën Rahovecit, firmos me Prishtinën

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2023 Në ora: 22:14
Visar Ejupi

Basketbollisti Visar Ejupi i bashkohet klubit më të trofeshëm në Kosovë, Sigal Prishtinës.

Basketbollisti i talentuar është pjesë e kombëtares së Kosovës U20. 

“Lojtari i Kosovës U20, Visar Ejupi i bashkohet Sigal Prishtinës.

Visar Ejupi (196cm) 20 vjeçar nga Rahoveci vjen tek skuadra më e trofeshme në vend. 

Ai ka qenë pjesëmarrës i rregullt në grumbullimet e gjeneratave zinxhirë të Kosovës duke pasur paraqitje mbresëlënëse. 

Në Kampionatin Evropian U20 - të këtij viti me Kosovën ishte lojtari më i dalluar me 15.9 pikë, 5.1 kërcime dhe 2.4 asiste për ndeshje. Ejupi në sezonin që lamë pas ishte pjesë e seniorëve të KB Rahoveci”, njofton KB Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat