Përfundon afati kalimtar me shumë afrime në basketboll

Basketboll

Përfundon afati kalimtar me shumë afrime në basketboll

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, që ishte mjaft i bujshëm dhe klubet kanë bërë përforcimet, varësisht nga synimet që kanë.

Kampionia Peja ka rikthyer në radhët e saj, Lis Shoshin, ndërsa ka transferuar prishtinasin Meriton Ismajli, si dhe Dion Sheqirin dhe Malcolm Armstead, si dhe tre basketbollistë të huaj për të mbrojtur titullin dhe për tu paraqitur sa më mirë në garat evropiane.

Nënkampionia Trepça, ka vazhduar me vendorët, përveç Musab Malës, i cili është transferuar te Ponte Prizreni, ndërsa u përforcua me qendrën e Kosovës, Dardan Kapiti.

Sigal Prishtina ka transferuar nga Peja, Arti Hajdari dhe Devoe Joseph, ndërsa ka rikthyer në skuadër Alban Veselin, Fisnik Rugovën, Muhamedali Janjevën dhe Daniel Lekndreaj, si dhe mori dy basketbollistët e talentuar Visar Ejupi dhe Jon Ismajli.

Golden Eagle Ylli transferoi Rrezart Memedin, Besnik Bekteshin, i cili vjen nga Gjermania, ashtu si edhe Etnik Pecin nga SHBA. Arbër Berisha dhe Artin Gashi u rikthyen te therandasit.

Bashkimi mori Samir Zekiqin nga Peja e Valmir Kakrukin nga Sigal Prishtina, kurse skuadra tjetër prizrenase, përveç Malës siguroi shërbimet e Ivan Koljeviqit, Arbër Sinanit dhe Edmond Kryeziut, si dhe dy lojtarëve të huaj.

Vëllaznimi edicionin e kaluar u rikthye në elitë, kurse për edicionin e ri transferoi lojtarët vendorë Ardit Pepaj, Bardh Rexha, Donat Rexhepi, Jon Ukaj, Ergin Grosha, si dhe një basketbollist nga Luksemburgu, kurse skuadra e promovuar në elitë, Istogu transferoi Dardan Maxharraj dhe Ardian Ibishi, si dhe dy basketbollistë të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat