Ylli i NBA-së humbet botërorin

Basketboll

Ylli i NBA-së humbet botërorin

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 11:30
Giannis Antetokounmpo

Ylli i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, do të humbasë kupën e botës “FIBA 2023”.

Dëmtimi në gjurin e majtë dhe operacioni në fillimin e kësaj vere, detyron basketbollistin grek të mos përfshihet nga kombëtarja helene për botërorin që do të nisë në javën e fundit të gushtit.

Pas takimeve të shumta me stafin mjekësor, Giannis e pranoi se, pavarësisht dëshirës së madhe, nuk do të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm të basketbollit në botë:

“Më vjen shumë keq, por nuk do të jem pjesë e kupës së botës. Ishte opsioni i vetëm, në mënyrë që të vazhdoja karrierën time. Jam shumë i mërzitur për këtë vendim, por m’u këshillua nga mjekët që të mos luaja në botëror, pasi do të rrezikoja jashtëzakonisht shumë. U uroj shumë fat djemve në rrugëtimin e tyre”.

Greqia do të jetë në Kupën e Botës në Grupin C së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jordaninë dhe Zelandën e Re. Ndeshja e parë për të besuarit e Dimitris Itoudis do të luhet më datë 26 gusht ndaj Jordanisë. Kupa e Botës “FIBA 2023” do të zhvillohet në tri vende, përkatësisht në Filipine, Japoni dhe Indonezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat