Kosova me katër gjyqtarë të licencuar në FIBA

Basketboll

Kosova me katër gjyqtarë të licencuar në FIBA

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 14:33
Kosova

Federata e Basketbollit e Kosovës është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis me vendimin e Komisionit Teknik të FIBA-s për licencimin e gjyqtarëve dhe të komisionerit të FBK-së për Periudhën e Licencimit FIBA GOL 2023-2025.

Komisioni Teknik i FIBA-s para disa ditëve ka përfunduar analizën e të dhënave të paraqitura nga Federatat Nacionale për Licencimin e FIBA gjyqtarëve për periudhën FIBA GOL 2023-2025.

Sipas rregulloreve të brendshme të FIBA-s, Licenca për FIBA gjyqtarët është e vlefshme për periudhë dyvjeçare, duke filluar nga 1 shtatori 2023 dhe skadon më 31 gusht 2025.

Për periudhën 2023-2025, FBK ka arritur të ngrit numrin total në katër FIBA gjyqtarë, si dhe një komisioner për dy vitet e ardhshme. Licenca për FIBA gjyqtarë i janë ndarë gjyqtarëve Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani, Elldin Uglari, Amar Djekovic, si dhe për FIBA Komisioner Faton Kurshumlija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat