Lekndreaj operohet, do t’i mungojë Prishtinës 

Basketboll

Lekndreaj operohet, do t’i mungojë Prishtinës 

Nga: K.G. Më: 17 gusht 2023 Në ora: 22:17
Daniel Lekndreaj

Basketbollisti Daniel Lekndreaj është operuar. 

Lekndreaj do t’i mungojë një kohë të gjatë Sigal Prishtinës.

“Daniel Lekndreaj me sukses kalon operimin.

Basketbollisti shkodran i transferuar këtë verë në Prishtinë, gjatë ndeshjes parakualifikuese të Eurobasket 2025: Shqipëri - Sllovaki, ka pësuar lëndim në tendinën e Akilit me ç'rast është dashur t'i nënshtrohet intervenimit mjekësor.

Jemi të bindur se Danieli me shpirtin e tij luftarak që ka, do ta kalojë edhe këtë sfidë!”, njofton KB SIgal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat