Trepça nënshkruan me kanadezin Tshimanga

Basketboll

Trepça nënshkruan me kanadezin Tshimanga

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 11:56
Jordy Tshimanga

Trepça ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin kanadez, Jordy Tshimanga.

Jordy Tshimanga i gjatë 211cm i bashkohet Trepçës nga kampionati kanadez(CEBL)ku është duke luajtur serinë e finaleve me ekipin e tij aktual Calgary.

Tshimanga përveç kampionatit kanadez, karrierë ka bërë edhe në Venezuela.

Karrieren profesionale e ka nisur në G-League në sezonin 2021/22 me ekipin Cleveland Charge për tu bashkuar pastaj me Iowa Wolves dhe për të vazhduar edhe në sezonin 2022/23.

Në nivel të kolegjeve, Tshimanga është paraqitur me 2 kolegje të ndryshme, Nebraska Cornhuskers dhe Dayton Flyers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat