​Sot nis kampi për basketbollistët e rinj

Basketboll

​Sot nis kampi për basketbollistët e rinj

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Në organizim të Kosovo Basketball Heritage Academy dhe Federata e Basketbollit e Kosovës prej 21 deri më 25 gusht do të organizohet kampi për basketbollistët dhe basketbollistet e reja të moshës prej 8-16 vjet në katër qytete të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjakovë.

Kampet ditore individuale do të mbahen në këto qytete të Kosovës. Çdo kamp do të përfshij fëmijët e moshës 8-16 vjeçare dhe aty do të përfshihen deri në maksimum 30 kampistë për seancë.

Dy seanca do të zhvillohen në çdo qytet: Në mëngjes nga ora 9:00 - 12:00 për kampistët e moshës 8-12 vjeçare, pasdite nga ora 13:00 -16:00 për kampistët e moshës 13-16 vjeçare.

Lojtarët më të mirë nga çdo kamp përkatës i distriktit do të ftohen të marrin pjesë në një All-Star final njëditor, që do të mbahet në Prishtinë më 25 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat