Besëlidhja rinovon skuadrën me 7 blerje të reja

Basketboll

Besëlidhja rinovon skuadrën me 7 blerje të reja

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 14:49
Pamje nga një ndeshje

Merkato e basketbollit ka ndezur motorët dhe skuadrat pretendente për titullin kampion sezonin e ri 2023-2024 po bëjnë lëvizjet e para.

Ajo që ka kryer më shumë blerje në këtë periudhë është Besëlidhja, e cila thuajse ka bërë një revolucion, duke ndryshuar totalisht përbërje.

Kështu, klubi lezhjan, përmes njoftimeve në rrjetet sociale, njofton ardhjen e 7 basketbollistëve të rinj, 5 prej të cilëve janë shqiptarë. Bëhet fjalë për Eldi Hysa, Julian Hamati, Robert Shestani, Marvin Prodani e Vinsent Grazhdani, të gjithë anëtarë të ekipit kombëtar të basketbollit.

Ndërsa dy basketbollistët e huaj që do të veshin fanellën e Besëlidhjes janë amerikanët Blake Marquardt e Jacob Eyman. Të gjithë këta basketbollistë kanë nisur menjëherë nga puna me skuadrën lezhjane, që edhe këtë sezon do të drejtohet nga trajneri Afrim Bilali.

Ndryshime në stafin drejtues ka patur skuadra e Teutës, nga e cila është larguar trajneri Melsin Lazimi, për të vijuar karrierën e tij në Amerikë. Vendin e tij e ka zënë trajneri malazez Nikola Milatovic, një emër i njohur në Shqipëri, pasi ka drejtuar disa skuadra. Ai rikthehet te Teuta pas disa vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat