​Përfundon me sukses kampi i basketbollit për të rinj

Basketboll

​Përfundon me sukses kampi i basketbollit për të rinj

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Nga 21 deri më 25 gusht është mbajtur me sukses kampi i basketbollit për moshat 8-16 vjet në katër qytete të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjakovë.

Ky Kamp është organizuar nga Kosovo Basketball Heritage Academy dhe Federata e Basketbollit e Kosovës.

Pasi është mbajtur në katër qytetet e Kosovës, më 25 gusht në kryeqytetin e Kosovës është zhvilluar edhe All Star final njëditor, ku janë shpallur MVP në të dyja konkurrencat.

Misioni i këtij kampi ka qenë edukimi, fuqizimi dhe frymëzimi i rinjve dhe të rejave në Kosovë, duke përdorur basketbollin si mjet për të nxitur dashurinë e tyre për lojën dhe ëndrrat për një të ardhme më të ndritshme.

Në kamp kanë punuar Edona Thaqi, e cila është ish basketbolliste e Universitetit Fordham dhe e Përfaqësueses së Kosovës, ku tani punon për NBA në cilësinë e gazetares, Brian S. Kriftcher, i cili është një trajner i suksesshëm i basketbollit në nivelin e shkollave të mesme në Amerikë për një kohë të gjatë, si dhe është themelues i Fondacionit Rinor të Paqes Stamford, PEACE BASKETBALL AUU, Sarah Kustok, e cila ka kaluar 6 sezonet e fundit si analistja kryesore e ndeshjeve të Brooklyn Nets në YES Netëork dhe dallohet si analistja e parë femër për një skuadër të NBA-s dhe Falecia Cabral Porter është trajnere e basketbollit për vajza në shkollën e mesme Robert E. Fitch.

Kampi është vëzhguar nga Arben Krasniqi, Drejtor Teknik në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat