Të enjten hidhet shorti për Superliga-t

Basketboll

Të enjten hidhet shorti për Superliga-t

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, të enjten (nesër) do të hidhet shorti për Superliga-t e Kosovës në basketboll.

Në zyrat e FBK-së nga ora 11:00 do të bëhet hedhja e shortit për edicionin e ri të Prince Caffe Superligës, kurse nga ora 11:30 do të bëhet tërheqja e shortit për Superligën e Femrave.

Përfaqësuesit e Klubeve janë të mirëseardhur për të parë tërheqjen e shortit.

Edicioni i ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të fillojë më 22 shtator, ndërsa xhiroja e parë te femrat është më 6 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat