Superkupa e meshkujve në Therandë, e femrave në Prizren

Basketboll

Superkupa e meshkujve në Therandë, e femrave në Prizren

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, si dhe bazuar në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 08.09.2023, pas shqyrtimit të ofertave të dorëzuara për organizimin e Superkupës së Kosovës për edicionin 2023, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendimet në vijim:

1. U miratua oferta e KB Golden Eagle Ylli për organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e Meshkujve në datat 13-17 Shtator 2023. Njëherësh Bordi i FBK-së udhëzon KB Golden Eagle Yllin të fillojë me përgatitjet e nevojshme konform Udhëzuesit për Organizimin e Superkupës së Kosovës dhe akteve tjera normative.

2. U miratua oferta e KBF Bashkimi për organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e Femrave, organizim ky në bashkëpunim me FBK-në.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij, njofton në emër të Bordit të FBK-së, Arben Fetahu/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat