Gjermania eliminon ShBA-të dhe kalon në finale të Kampionatit Botëror

Basketboll

Gjermania eliminon ShBA-të dhe kalon në finale të Kampionatit Botëror

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 17:08
Gjermanët festojnë

Gjermania ka kaluar në finalen e madhe të Kampionatit Botëror në basketboll.

Kombëtarja gjermane eliminoi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gjysmëfinale.

Ndeshja ishte tejet interesante dhe dramatike, teksa u mbyll me shifrat 111:113.

Andreas Obst me 24 pikë, Franz Wagner me 22 dhe Daniel Theis me 21 sosh, ishin basketbollistët me meritorë në këtë triumf të Gjermanisë.

Te amerikanët u dalluan Anthony Edwards me 23 pikë dhe Austin Reaves me 21 sosh.

Gjermani në finale do të takohet me Serbinë. Finalja e madhe do të zhvillohet më 10 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat