​200 mijë euro investim, kështu po ndryshon Pallati i Rinisë

Basketboll

​200 mijë euro investim, kështu po ndryshon Pallati i Rinisë

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Pallati i Rinisë dhe i sporteve në Prishtinë po bëhet gati për edicionin e ri të sporteve të ndryshme dhe rinovimi i tij është afër përfundimit.

Rreth 200 mijë euro është shuma që ka investuar Qeveria e Republikës së Kosovë në këtë palestër ku do të rinovohet dyshemeja, karriget dhe koshat me standarde të FIBA-së, raporton KosovaPress.

“Drejt përfundimit renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë, investim 200 mijë euro i Qeverisë së Kosovës.

Me dysheme profesionale, kosha dhe karrige me standarde të FIBAs, po sigurojmë qëndrueshmëri infrastrukturore për komunitetin sportiv, për garat e Lojërave Mesdhetare 2030, si dhe klubet të cilat kishin nevojë të kahmotshme për këtë renovim.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria për Kulturë, Rinisë dhe Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat