Trepça mposht Bashkimin dhe depërton në gjysmëfinale

Basketboll

Trepça mposht Bashkimin dhe depërton në gjysmëfinale

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja

Trepça ka mundur Bashkimin me shifrat 102:72 (30:25, 28:17, 16:17, 23:18), për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 18:8, e më pas e shtuan edhe më shumë, duke e fituar çerekun e parë 30:25.

Me lojë më të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 63:37.

Edhe në pjesën e dytë nuk kishte shumë dallim dhe Trepça fitoi bindshëm 102:72.

Drilon Hajrizi ishte më i miri me 23 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Eric Copes me 16 pikë e gjashtë kërcime.

Në gjysmëfinale, mitrovicasit do të përballen me Sigal Prishtinën, që eliminoi Istogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat