Peja mposht Prizrenin dhe kalon në gjysmëfinale

Basketboll

Peja mposht Prizrenin dhe kalon në gjysmëfinale

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 19:16
Peja

Peja ka siguruar kalimin për në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar eliminoi sonte Proton Cable Prizrenin në çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” përfundoi me rezultatin 92:81.

Justin Edler-Davis shkëlqeu te pejanët me 29 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Lis Shoshi me 15 sosh.

Më i dalluari te prizrenasit ishte Ivan Koljevic, që shënoi 18 pikë.

Peja në gjysmëfinale do të takohet me fituesin nga përballja Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat