Sot finalja e Superkupës, Trepça dhe Peja synojnë trofeun e parë

Basketboll

Sot finalja e Superkupës, Trepça dhe Peja synojnë trofeun e parë

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 11:37
Sot finalja e Superkupës, Trepça dhe Peja synojnë trofeun e parë

Rivalët e vjetër do të përballen në finalen e Superkupës, që zhvillohet sot, me fillim prej orës 17:00.

Ashtu si ndeshjet tjera të kësaj gare, edhe finalja e madhe e Superkupës do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori” të Suharekës.

Gjatë rrugës deri në finale, mitrovicasit eliminuan Bashkimin në çerekfinale dhe Sigal Prishtinën në gjysmëfinale, kurse pejanët triumfuan ndaj Proton Cable Prizrenit në çerekfinale dhe ndaj Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale.

Kujtojmë se sezonin e kaluar Trepça e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës, kurse Peja u shpall kampione e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat