​Ndërpritet finalja e Superkupës

Basketboll

​Ndërpritet finalja e Superkupës

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Vetëm pak minuta para se të mbyllet pjesa e parë, është ndërprerë finalja e Superkupës së Kosovës ndërmjet Pejës dhe Trepçës.

Ishte trajneri i KB Pejës, Rami Hadar i cili ka urdhëruar lojtarët e skuadrës së tij që të tërhiqen nga parketi.

Arsyeja prapa këtij vendimi të trajneri izraelit ende nuk dihet.

Kujtojmë se, Trepça për të kaluar në finale të Superkupës eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, kurse rruga e pejanëve ishte duke mundur Proton Cable Prizrenin dhe Golden Eagle Yllin.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat