FBK paralajmëron mbylljen e palestrave për tifozë

Basketboll

FBK paralajmëron mbylljen e palestrave për tifozë

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Pas dhunës së manifestuar nga tifozët në ndeshjen finale të Supekrupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Trepçës, Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ditëve në vazhdim do ta shqyrtojë mundësin e mbylljes totale të palestrave për tifozët.

“Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkërendim me autoritetet e vendit, do t’i shqyrtojë ditëve në vijim të gjitha masat dhe kufizimet potenciale të cilat do të vendosen që nga xhiroja e parë e edicionit të ri, përfshirë ndalimin e plotë të publikut në palestra për një periudhë të caktuar, moslejimin e tifozerive të organizuara në ndeshje të basketbollit, ndalimin e stërpopullimit të tribunave dhe terrenit, imponimin e identifikimit të shikuesve dhe masave shtesë të sigurisë për ta, si dhe të gjitha veprimet tjera të cilat garantojnë mbarëvajtje të garave të basketbollit dhe sigurinë e të gjithë akterëve të tyre.”, thuhet fillimisht në komunikatën e FBK-së.

“Dhuna dhe urrejtja e shfaqur nga një numër shikuesish të ndeshjeve të basketbollit janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe autoritetet e vendit.

Aktet e dhunës dhe huliganizmi që akterët e ndeshjes i përjetuan brenda dhe jashtë palestrës nuk mund të tejkalohen apo injorohen nga Federata e Basketbollit, apo nga klubet e basketbollit në emër të së cilave këta individë të papërgjegjshëm veprojnë, apo edhe nga autoritet e rendit, të cilat mbrëmë e patën shumë të vështirë e në momente edhe të pamundshme që ta kontrollojnë turmën brenda dhe jashtë palestrës.”, thuhet tutje në reagimin e FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat