Peja përballet me Vëllaznimin

Basketboll

Peja përballet me Vëllaznimin

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 11:13
Orari i ndeshjeve

onte fillon edicioni i ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Ky edicion pritet të jetë mjaft interesant, duke marrë parasysh përforcimet dhe synimet e skuadrave.

Ndeshja e parë është mes Pejës dhe Vëllaznimit. Pejanët synojnë të mbrojnë titullin e kampionit, kurse sfidohen nga kuqezinjtë, që gjithashtu kanë synime të larta në këtë edicion.

Istogu debuton në elitën e basketbollit, në sfidën kundër fitueses së Kupës dhe Superkupës, Trepçës.

Përballja zhvillohet në Rahovec për shkak të problemeve me palestrën në Istog, ndërsa edhe sfida Sigal Prishtina - Proton Cable Prizreni zhvillohet në Prizren, për shkak të renovimit të palestrës në kryeqytet. Si Prishtina ashtu edhe Prizreni synojnë fitoren në këtë përballje dhe hyjnë në këtë edicion me synime të mëdha.

Xhiroja e parë mbyllet në Therandë me përballjes ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit dhe prizrenasit dëshirojnë të nisin edicionin me fitore dhe të fillojnë me këmbën e mbarë kampionatin e ri..

Java 1

E premte

19:00 Peja - Vëllaznimi

E shtunë

17:00 Istogu - Trepça

19:00 Sigal Prishtina - Proton Cable Prizreni

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli - Bashkimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat