Prishtina: Devoe Joseph u largua nga klubi për shkak të dukurive negative që po ndodhin

Basketboll

Prishtina: Devoe Joseph u largua nga klubi për shkak të dukurive negative që po ndodhin

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 18:03
Prishtina: Devoe Joseph u largua nga klubi për shkak të dukurive negative që po ndodhin

Devoe Joseph është larguar nga klubi i Prishtinës.

Kjo është konfirmuar nga klubi kryeqytetas me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Klubi prishtinas thotë se lojtari ka kërkuar largimin për shkak të dukurive negative që po ndodhin në basketbollin vendor.

KB Sigal Prishtina ju njofton se lojtari Devoe Joseph, i transferuar gjatë afatit kalimtar veror tek skuadra jonë ka kërkuar të largohet nga klubi dhe përfundimisht nga basketbolli kosovar. Kjo për shkak të dukurive negative që po ndodhin dhe mosmbrojtja nga ato”, thuhet në njoftim.

“Klubi ka pranuar kërkesën e tij me ç’rast me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me lojtarin”.

Përndryshe, Joseph gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e Pejës, me të cilën u bë kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat