Vijojnë edhe pjesëmarrës nga Kosova

Basketboll

Vijojnë edhe pjesëmarrës nga Kosova

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 20:54
Pjesëmarrësit në seminar

Në Louvain-La-Neuve të Belgjikës u mbajt Kursi i avancuar evropian për Administratorë të Sportit S2ABC, të cilin krahas 30 vendeve të Evropës, po e vijojnë edhe pjesëmarrës nga Kosova.

Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka përfaqësuar Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, Artina Hasani.

Kursi organizohet nga organizata ndërkombëtare EOSE, ndërsa po financohet nga programi i Bashkimit Evropian: “Shkëmbimi dhe mobiliteti në sport”.

Temat kryesore të programit janë: Menaxhimi i Projekteve, Financat dhe Burimet Njerëzore.

Dy modulet e ardhshme mbahen në nëntor dhe dhjetor, ndërsa diplomimi do të bëhet në Kosovë, gjatë muajit mars 2024.

Gjatë kursit u realizua vizita në Parlamentin Evropian, ku u zhvillua takimi me Komisionin për Sport dhe programet Erasmus +. Po ashtu u zhvillua edhe vizita në Komitetin Olimpik të Belgjikës, ku u pritën nga presidenti, Jean Michel Saive dhe menaxheri për marrëdhënie ndërkombëtare, Mathias Van Boelen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat