Derbi i vjetër i basketbollit sonte, Trepça-Sigal Prishtina

Basketboll

Derbi i vjetër i basketbollit sonte, Trepça-Sigal Prishtina

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Fundjava sjell super derbin mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, që zhvillohet në kuadër të javës së dytë të Superligës në basketboll.

Rivalët e vjetër të basketbollit të Kosovës do të përballen sot (19.00) në një tjetër sfidë interesante, dhe ku të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë radhazi në elitë, pasi e nisën kampionatin me fitore, duke mundur Istogun, përkatësisht Proton Cable Prizrenin.

Së fundi u takuan në gjysmëfinale të Superkupës, ku fituan mitrovicasit, ndërkohë që të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.

Java e dytë hapet me takimin mes Bashkimit dhe Vëllaznimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat