Lillard zbarkon në Milwaukee, qindra tifozë në aeroport!

Basketboll

Lillard zbarkon në Milwaukee, qindra tifozë në aeroport!

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 23:48
Lillard

Damian Lillard zbarkoi mesditën e së dielës në Milwaukee, duke u bërë blerja që e kuoton skuadrën në krye të tabelës së favoritëve, në prag të sezonit të ri të NBA.

Qindra tifozë të skuadrës 2-herë kampion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dolën në pritje të yllit 33-vjeçar.

Lillard u largua nga Portland Trail Blazers pas 11 vitesh, duke formuar tani një dyshe të frikshme në skuadër, së bashku me Giannis Antetokounmpo.

Ishte pikërisht ky i fundit, pikënisja për një transferim të bujshëm, pasi greku kërkonte prej kohësh një emër cilësor në radhët e Milwaukee, në mënyrë që të firmoste një kontratë të re me klubin.

Menaxheri i përgjithshëm, Jon Horst, komentoi afrimin e Lillard, teksa thuri elozhe për basketbollistin:

“Damian është një lojtar fantastik, që çdo tifozeri do të donte ti kishte pjesë të skuadrës së tyre të zemrës. Jemi shumë të lumtur që është mes nesh.

Karakteri i tij, përgatitja dhe talenti kompleton grupin tonë dhe na jep një shans të mirë për të qenë kompetitivë këtë sezon. 

Damian Lillard vjen pas një sezoni fantastik, ku për Blazers kishte një mesatare prej 32.2 pikësh për ndeshje. Basketbollisti është përzgjedhur 7 herë në skuadrën e vitit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat