Trepça kërkon kualifikimin nga Estonia

Basketboll

Trepça kërkon kualifikimin nga Estonia

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 11:11
Pamje nga një ndeshje

Fituesja e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Trepça do të kërkojë kualifikimin në grupet e FIBA Europe Cup nga Estonia.

Mitrovicasit do të ndeshen me skuadrën estoneze Parnu Sadam dhe atë islandeze Tindastoll.

Kualifikueset do të zhvillohen në Parnu, Estoni.

Vetëm vendi i parë do të kualifikohet në grupet e edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup.

Takimi i parë është kundër Tindastoll të mërkurën nga ora 18:00 dhe ndeshja e dytë kundër Parnu Sadam të enjten nga ora 18:00.

Në edicionin e rregullt do të jenë 40 skuadra, të ndara në dhjetë grupe me nga katër skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat