Java e tretë e elitës, derbi ‘zhvendoset’ të enjten

Basketboll

Java e tretë e elitës, derbi ‘zhvendoset’ të enjten

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 14:31
Orari i ndeshjeve

Java e tretë në Prince Caffe Superligë pritet të dhurojë sfida shumë interesante.

Derbi i kësaj xhiro është ndërmjet Pejës dhe Trepçës, por kjo sfidë do të zhvillohet të enjten me pajtimin e dy klubeve.

Ky është një ballafaqim mes kampionet dhe fitueses së Kupës dhe Superkupës së Kosovës, si dhe dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës. Po ashtu të dy skuadrat e kanë nisur kampionatin shumë mirë me dy fitore në dy ndeshje.

Takimi hapës i kësaj xhiro është ndërmjet Vëllaznimit dhe Proton Cable Prizrenit, ku dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion, pasi e nisën me dy humbje.

Sfidë shumë me interes është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë këtë edicion, sepse kanë nga një fitore e një humbje.

Të dielën do të ndeshen edhe Istogu me Bashkimin. Për istogasit kjo është hera e parë që luajnë në elitë dhe janë në kërkim të fitores së parë, kurse prizrenasit duan fitoren e tretë në tre ndeshje.

Java 3-Prince Caffe Superliga

E shtunë

19:00 Vëllaznimi - Proton Cable Prizreni

E diel

17:00 Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli

19:00 Istogu - Bashkimi

E enjte

18:00 Peja – Trepça

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat