MVP i javës

Basketboll

MVP i javës

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 12:07
John Chandler

MVP i javës shkon për basketbollistin e Pejës, John Chandler.

Ai në derbin ndaj Trepçës ishte i jashtëzakonshëm me 39 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime, duke pasur indeksin e javës 38.

Duhet theksuar se Peja ka triumfuar në derbin e javës së tretë të Prince Caffe Superligës.

Peja e ka mundur Trepçën me rezultat 92:80 (27:16, 18:16, 25:24, 22:24), duke vazhduar me fitore, që ishte e treta nga tri ndeshje.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat