Peja 03 shënon fitoren e parë në Superligë

Basketboll

Peja 03 shënon fitoren e parë në Superligë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 00:13
Pamje nga një ndeshje

Peja 03 ka fituar derbin ndaj Penzës 59:97 (13:23,18:24,13,30,12:20).

Që nga fillimi vajzat e Peja 03 dominuan plotësisht si në mbrojte ashtu edhe në sulm. Pas dy çerekëve Peja 03 shkoni në pushim +16 pikë.

Në çerekun e tretë vajzat e udhëhequra nga trajneri Sağlik shënuan plotë 30 pikë ndërsa vajzat e Penzës vetëm 13.

Edhe çereku i katërt ishte në favor të Peja 03 ku shënuan 20 pikë e pranuan vetëm 12.

Tek Peja 03 më së shumti u dalluan Saranda Daci 19 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime e cila u ndihmua nga Agnesa Rrahmani që shtoi 22 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim.

Kurse te Penza më e mira ishte Jena Mastelone e cila shënoi 30 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat