Flamurtari shkatërron Tiranën, fitojnë Partizani e Vllaznia

Basketboll

Flamurtari shkatërron Tiranën, fitojnë Partizani e Vllaznia

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 12:34
Pamje nga një ndeshje

Ka startuar sot Kampionati Kombëtar i Basketbollit për femra, teksa janë luajtur takimet e javës së parë.

Surprizat nuk kanë munguar, ashtu sikurse edhe përballjet interesante, me Flamurtarin kampion që mundi thellë 71-48 Tiranën rivale.

Ndonëse pritej një sfidë e fortë, vlonjatet dominuan në parket, duke përfituar nga një Tiranë pa nerv e grintë. Për Flamurtarin u dalluan Henderson me 23 pikë e 11 rebound si dhe Kirberd me 21 pikë.

Pa probleme fiton Partizani, që mundi 77-49 Studentin në derbin kryeqytetas. Fee me 14 pikë ishte shënuesja më e mirë për të kuqtë. Me lehtësi fiton edhe Elbasani, që në fushën e tij mundi 81-51 Barleti Basket, me Zyba që realizoi 25 pikë.

Me fitore e nis këtë sezon edhe Vllaznia, që mundi 65-57 debutueset e Teutës, ndeshje e luajtur në Durrës. Vendaset pretendonin shumë në këtë sfidë, por nuk arritën të fitojnë, ndërkohë që rreshpja me 22 pikë ishte lidere për shkodranet.

Kategoria e Parë-Femra, java parë

Partizani – Studenti, 77-49

Elbasani – Barleti Basket, 81-55

Flamurtari – Tirana, 71-48

Teuta Basket – Vllaznia, 57-65

Renditja: Flamurtari 2 pikë, Vllaznia 2 pikë, Partizani 2 pikë, Elbasani 2 pikë, Teuta Basket 1 pikë, Barleti Basket 1 pikë, Studenti 1 pikë, Tirana 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat