KB Junior 06 Moni Baue nisin edicionin me fitore

Basketboll

KB Junior 06 Moni Baue nisin edicionin me fitore

Nga: V. Bytyçi Më: 15 tetor 2023 Në ora: 18:53
KB Junior 06 Moni Baue

Basketbolliatet e KB Junior 06 Moni Bau e kanë nisur edicionin e ri të garave me fitore. Ato në nismë e kanë mposhtur ekipin Vushtrria Basket me rezultat 80:65 (19:15, 23:16, 17,13 dhe 21:11).

Ndeshja ishte interesante fillim e mbarim, pasi u përballën dy skuadra me lojtare tejet cilësore.

Megjithatë, prizrenaset pothuaj gjatë gjithë lojës kishin iniciativë dhe falë lojës kolektive realizuan fitore të merituar.

Për këtë triumf kontribuan: organizatorja e shkëlqyeshme Yllza Uka me 8 pikë e 10 asistime, Vesa Krasniqi me përvojën e saj (10), ‘snajperistja’ Merisa Bilalli (22), përforcimi i denjë Etna Rexhepi (20), Yllka Morina (17) me lojë fantastike sidomos në çerekun e tretë, si dhe Arnisa Veqgishti, Alketa Temaj dhe e talentuarja Albulena Dakaj.

Ndërkohë tek udhëtueset u veçua Malvina Haziri me 25 pikë.

V.B.

Të gjitha reagimet:

6Ramush Rushiti dhe 5 të tjerë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat