Sërish prishje e raporteve? Drilon Hajrizi merr sharje të vazhdueshme nga “Torcidat”

Basketboll

Sërish prishje e raporteve? Drilon Hajrizi merr sharje të vazhdueshme nga “Torcidat”

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 20:59
Drilon Hajrizi

Raportet mes Drilon Hajrizit dhe tifo-grupit “Torcida” duket se janë prishur sërish.

Trepça është duke e zhvilluar momentalisht ndeshjen ndaj Vëllaznimit, të vlefshme për javën e katërt në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja është duke u zhvilluar në palestrën sportive “Minatori”, aty ku nuk mungojnë “Torcidat”.

Por, tifozët e këtij grupi janë larguar nga pjesa ku qëndrojnë, shkaku i fyerjeve e sharjeve të vazhdueshme në kor. Ata u detyruan të largohen pas intervenimit të zyrtarëve policorë.

Megjithatë, fyerjet dhe sharjet nuk ishin në drejtim të kundërshtarëve, ashtu siç jemi mësuar t’i dëgjojmë në palestrat sportive të vendit tonë.

“Torcidat” vazhdimisht ato i drejtuan tek basketbollisti mitrovicas, Drilon Hajrizi, i cili është pjesë e Trepçës.

Nuk dihet ende se cila është arsyeja e krisjes së raporteve mes tyre.

Vlen të theksohet se pjesa e tjetër e tifozëve ishin kundër sharjeve që u bënë nga tifo-grupi në fjalë. Tifozët tjerë të pranishëm fishkëllyen “Torcidat”, teksa brohoritën emrin e 32-vjeçarit si shenjë përkrahje ndaj tij.

Kujtojmë se disa vite më parë, Hajrizi ishte shpallur i padëshiruar nga “Torcidat” për shkak të transferimit të tij te Sigal Prishtina. Sidoqoftë, raportet mes tyre ishin përmirësuar pas rikthimit të lojtarit te “Xehetarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat