Besëlidhja e Bilalit bind, Kamza dorëzohet pa kushte në “Asllan Rusi”

Basketboll

Besëlidhja e Bilalit bind, Kamza dorëzohet pa kushte në “Asllan Rusi”

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 23:27
Besëlidhja

Besëlidhja e Lezhës ka arritur një tjetër sukses në sezonin e ri të basketbollit në Shqipëri.

Ekipi i drejtuar nga Afrim Bilali, pas fitores që mori përballë Teutës një javë më parë, kaloi sot një tjetër pengesë siç ishte Kamza.

Formacioni i Eni Llazanit u dorëzua pa shumë zhurmë duke fituar vetëm një nga tre periodat.

 Ekipi i Besëlidhjes nuk diskutoi për asnjë moment këtë sukses duke fituar periodën e parë (27-21), të tretën (28-20) dhe të katërtën (29-8). Në të dytën ekipi mik arriti që të kundërpërgjigjej me shifrat 20-16.

Lojtari më i mirë për Besëlidhjen ishte Filbert Uolton Uiks me 23 pikë ndërkohë që kontribut me rëndësi dhanë edhe Shestani (19 pikë) dhe Blejk Sharl Markuard (16 pikë). Për të arritur fitoren e thellë ekipit të Besëlidhjes i erdhi në ndihmë edhe stoli pasi lojtarë si Beqo dhe Prodani, shënuan respektivisht 8 dhe 7 pikë.

Për ekipin e Kamzës nuk mjaftuan Zahir Kristian Porter (18 pikë) dhe Domenik Majkëll Kejes (nisi lojën nga stoli, por e mbylli me 16 pikë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat