​Davis, MVP i javës së katërt në Superligë

Basketboll

​Davis, MVP i javës së katërt në Superligë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Peja vazhdon të jetë e pamposhtur në elitën e basketbollit, njëherësh skuadra e vetme në Superligë pa humbje.

Verdhezinjtë në këtë xhiro kanë mundur Golden Eagle Yllin, ku në derbi lojtari më i dalluar ishte Justin Davis i Pejës. Davis e mbylli ndeshjen me dyshifror të dyfishtë, 27 pikë e dhjetë kërcime, duke e pasur indeksin e ndeshjes 26 apo më të lartën në këtë sfidë dhe duke u shpallur MVP i javës së katërt, që është hera e parë për të në këtë edicion që shpallet MVP.

Ndërkohë, derbin e qytetit e fitoi Bashkimi kundër Proton Cable Prizrenit, ku u dalluan Grant Lozoya dhe Erik Copes. Lozoya e mbylli ndeshjen me 21 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, kurse qendra Copes kishte dyshifror të ‘çmendur’ me 25 pikë e 22 kërcime.

Sigal Prishtina vazhdoi me fitore, duke mposhtur Istogun, ndërsa organizatori amerikan Derrick Wilson ishte më i miri i ndeshjes me 19 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime.

Trepça u rikthye te fitoret, ndërsa qendra e Kosovës, Dardan Kapiti edhe pse luajti 16 minuta, zhvilloi një ndeshje shumë të mirë me 13 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim, apo duke pasur indeksin e ndeshjes 20, më të lartën në këtë përballje.

Top 5

Justin Davis (Peja) 27 pikë, 10 kërcime, / asistime, 26 indeksi

Grant Lozoya (Bashkimi) 21 pikë, 9 kërcime, 8 asistime, 35 indeksi

Erik Copes (Bashkimi) 25 pikë, 22 kërcime, 1 asistim, 28 indeksi

Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 19 pikë, 12 kërcime, 6 asistime, 32 indeksi

Dardan Kapiti (Trepça) 13 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 20 indeksi 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat