Pesëshja më e mirë në xhiron e dytë në Superligën e femrave

Basketboll

Pesëshja më e mirë në xhiron e dytë në Superligën e femrave

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 13:31
Pesëshja më e mirë në xhiron e dytë në Superligën e femrave

Dy vajzat më meritore për fitoren e parë në Superligë të Peja 03 ishin Saranda Daci e Agnesa Rrahmani.

Daci shënoi 19 pikë, 9 kërcime si dhe 6 asistime ndërsa Agnesa Rrahmani kontribuoi me 22 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim.

Prishtina regjistroi edhe fitoren e dytë në udhëtim kësaj radhe ndaj Trepçës me rezultat 66:69. Dy lojtare me produktive ishin Jade Williams me 29 pikë, 14 kërcime 4 asistime ndërsa Marigona Rushiti shtoi edhe 13 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime.

Fitore regjistroi edhe Bashkimi në shtëpi ndaj United Basketball me shifra 82:46, më e mira tek skuadra e Bashkimit ishte Sarah Mgbeike me 24 pikë, 15 kërcime dhe 4 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat