Peja para sprovës së madhe

Basketboll

Peja para sprovës së madhe

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:20
Peja

Pejanët janë mysafirë të skuadrës së njohur gjermane, Niners Chemnitz, sfidë kjo që luhet në Gjermani dhe që nis në orën 19:00.

Kjo ndeshje shihet i vështirë për verdhezinjtë, megjithatë, kampionët e Kosovës dhe liderët e Superligës synojnë paraqitje sa më të mirë, ndërsa kanë ftuar bashkëkombësit për përkrahje sa më të madhe.

Në Grupin H marrin pjesë Heroes Den Bosch nga Holanda dhe Spojnia Stargard nga Polonia.

Në edicionin 2016-17, Peja gjithashtu kishte garuar në grupet e FIBA Europe Cup.

Në këtë edicion edhe Trepça do të garojë në grupet e FIBA Europe, megjithatë sfida e parë e mitrovicasve është pezulluar kundër Hapoel Galil Elion, për shkak të situatës në Izrael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat