Peja pëson humbje të thellë në Gjermani

Basketboll

Peja pëson humbje të thellë në Gjermani

Nga: K.G. Më: 18 tetor 2023 Në ora: 21:03
Pemje nga ndeshja

Peja ka startuar me humbje me rezultat 98:72 (26:29, 22:16, 25:11, 25:16) nga ekipi gjerman Niners Chemnitz.

Është ndeshja e parë e grupit H të FIBA Europa League në basketboll.

Vetëm në çerekun e parë pejanët treguan lojë më të mirë duke pas një ecuri interesante, 3:0, 5:2, 5:5, 10:10, 19:14, 21:21, 21:23 dhe 29:32 përfundoi çereku i parë në favor të pejanëve.

Image

Tre çerekë të tjerë kaluan në shenjë të ekipit gjerman.

Një lojë e mirë e pejanëve në 20 minutat e parë por dy e çerekët e fundit ishin fatal për ta, duke lejuar që rivali të thelloi fitoren në 26 pikë dallim (98:72).

Basketbollisti Wesley Van Beck është më efikasi të Niners Chemnitz, me gjithsej 22 pikë, i ndihmuar nga DeAndre Lansdowne me 20 sosh.

Te Peja Jay Jay Chandler është më efikasi me 17 pikë, i ndihmuar nga Justin Edler 14,  Davis Jacob Calloway 14 sosh etj.

Takimin e radhës dhe të parin në shtëpi në këtë edicion për garat ndërkombëtare, kampionia e Kosovës do ta ketë më 25 Tetor kundër Heroes Den Bosch nga Holanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat