Hajrizi: Trepça është fryma ime, Torcida është zemra ime 

Basketboll

Hajrizi: Trepça është fryma ime, Torcida është zemra ime 

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 21:28
Hajrizi

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit mes tij dhe tifozëve “Torcida”.

“Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime.

Krejt këto janë vetja ime!

Si lojtar profesionist e kisha për detyrë fitoren e Trepçës.

Atë do të vazhdojë ta synojë për sa kohë me lejon shëndeti dhe qyteti!

Individët që tentonin të më dekoncentronin nga loja duke më sharë dhe quajtur tradhëtar e morën përgjigjen e merituar. 

Vullnetin e qytetarit nuk ka forcë që e ndalon. Ajo duron, por në fund triumfon!

Qëllimet tona të përbashkëta nuk duhet të kërcënohen nga individë destruktiv. Bashkimi është sinergji. Jemi të obliguar që këtë singjeri ta ruajmë. 

Sidomos tani kur ndodhemi përpara lojërave më të rëndësishme në historinë e klubit tonë të zemrës, TREPÇA!”, ka reaguar Hajrizi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat