Peja 03 - Bashkimi ndeshja kryesore e kësaj xhiro

Basketboll

Peja 03 - Bashkimi ndeshja kryesore e kësaj xhiro

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 15:35
Orari

Xhiro e tretë e Superligës së Femrave vëmendjen kryesore e ka përsëri në Pejë. Peja 03- Bashkimi është ndeshja kryesore e kësaj xhiro.

Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën Sportive “Karagaç” të premten më fillimin nga ora 19:00.

Të shtunën Prishtina është nikoqire e Penzës. Ndeshja do të luhet nga ora 18:00. Xhiro e tretë  mbyllet me ndeshjes e së dielës mes United Basketball dhe Trepçës, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në Gjilan me fillim nga ora 14:45.

Pas dy xhirove paraprake, Bashkimi gjendet në pozitën e parë me dy fitore njëjta sa Prishtina në vendin e dytë.

Me nga një fitore janë Penza, Peja 03 dhe Trepça. Ndërsa Unted Basketball ende nuk ka arritur fitore këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat