Peja vazhdon fitore

Basketboll

Peja vazhdon fitore

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 23:00
Pamje nga një ndeshje

Peja ka shënuar fitoren e pestë në pesë ndeshje në Prince Caffe Superligë.

Pejanët kanë mundur Istogun me rezultat 84:69 (21:12, 25:17, 19:19, 19:21).

Shtatë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por më pas verdhezinjtë ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë 21:12.

Pejanët nuk u ndalën as në periudhën e dytë për të shtuar më shumë epërsinë, për të shkuar në pushim me rezultat 46:29.

Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë 19:19, ndërsa në atë të fundit istogasit vetëm ngushtuan shifrat, por pa arritur përmbysjen dhe Peja fitoi 84:69.

Te vendasit u dalluan Beck Terwell me 26 pikë e 12 kërcime, John Chandler me 12 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Jacob Calloway me 18 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te mysafirët më të mirët ishin Tyrese Prince me 14 pikë e tetë kërcime dhe Matthew Lang me 18 pikë e gjashtë kërcime.

Peja është e vetmja në elitë me pesë fitore në pesë ndeshje, ndërsa Istogu numëron një fitore dhe katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat