Trepça në kërkim të shkëlqimit në Evropë

Basketboll

Trepça në kërkim të shkëlqimit në Evropë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:39
Trepça

Ndeshje dhe datë historike për Trepçën. Klubi mitrovicas për herë të parë do të garojë në grupet e FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit të mërkurën nga ora 19:00 do të përballen me ZZ Leiden nga Holanda.

Ky është takimi i parë për ‘Xehetarët’ në FIBA Europe Cup, pasi javën e kaluar sfida me skuadrën izraelite Hapoel Galil Elion nuk u zhvillua, për shkak të situatës në Izrael.

Ndërkohë, holandezët e nisën me fitore duke mundur BCM Gravelines Dunkerque me shifrat 77:69.

Atmosfera në Mitrovicë pritet të jetë ‘elektrizuese’ për sfidën evropiane.

Mitrovicasit edicionin e kaluar ishin në kualifikime për grupet e FIBA Europe Cup, por nuk ia arritën qëllimit të hyjnë në grupe, që e arritën këtë vit në Estoni.

Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës pritet të kenë paraqitje dinjitoze në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat