KEK-u dhe Grapeland pësojnë humbjet e para

Basketboll

KEK-u dhe Grapeland pësojnë humbjet e para

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:41
Rezultatet

Në ndeshjen kryesore të javës së tretë në Ligën e Dytë të Meshkujve, Megasport ka mundur Grapeland 104:101, ku tani të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe një humbje, duke e bërë shumë interesante këtë ligë.

Humbjen e parë e pësoi edhe KEK-u, që u mund nga Gjakova 73:69, po ashtu në një përballje tjetër interesante.

Gjakova dhe KEK-u tani numërojnë nga dy fitore e një humbje.

Kaçaniku shënoi fitoren e dytë në dy ndeshje, duke lënë pa fitore Lipjanin. Kaçanikasit fituan 57:75.

Java 3-Liga e Dytë e Meshkujve

Megasport – Grapeland 104:101

Lipjani – Kaçaniku 57:75

Gjakova – KEK-u 73:69

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat