Giannis nuk tradhton skuadrën e zemrës

Basketboll

Giannis nuk tradhton skuadrën e zemrës

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 13:15
Giannis

Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo ka rinovuar edhe me 3 sezone të tjera kontratën me skuadrën e Milwaukee Bucks. Nga kontrata e re ai do të përfitojë 186 milionë dollarë.

Ky rinovim hedh përfundimisht zërat e largimit të tij, pas dështimit të sezonit të kaluar. “Në sport nuk ka dështim. Nuk mund të fitosh gjithnjë, një herë fiton ti, një herë të tjerët”, tha Giannis këtë verë.

Këtë verë, te skuadra e Bucks erdhi edhe Damian Lillard, duke e forcuar ndjeshëm potencialin e këtij ekipi, që synon titullin. Ai do të ndihmojë Antetokoumpo në arritjen e objektivave sezonale.

28-vjeçari do të jetë një nga basketbollistët më të paguar në NBA, duke fituar dy herë trofeun MVP dhe një titull kampion pikërisht me Milwaukee.

Ai ka luajtur edhe 7 herë në ndeshjen e madhe të “All Star Game”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat