Mobilizohet Peja, kërkon sukses në Evropë

Basketboll

Mobilizohet Peja, kërkon sukses në Evropë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 16:00
Pamje nga një ndeshje

Peja të mërkurën (nesër) e zhvillon ndeshjen e parë në shtëpi në edicionin e sivjetmë të FIBA Europe Cup.

Pejanët do të ndeshen me skuadrën e njohur holandeze, Heroes Den Bosch, në takimin që zhvillohet nga ora 19:00.

Peja në sfidën e parë ishte mundur nga skuadra gjermane NINERS Chemnitz 98:72, kurse Heroes Den Bosh ishte mposhtur nga GE Spojnia Stargard me rezultat 89:92.

Kampionët e Kosovës ishin në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, por kishin pësuar nga kampionët e shumëfishtë të Danimarkës, Bakken Bears Aarhus, 103:79.

Verdhezinjtë kanë ftuar tifozët për përkrahje, në spektaklin e basketbollit, që pritet të jetë të mërkurën mbrëma në ‘Karagaçi’, ku lojtarët më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahjen e tyre.

Peja edhe në edicionin 2016-17 ishte pjesë e grupeve të FIBA Europe Cupe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat