Ylli i NBA vendos ku do luajë në të ardhmen

Basketboll

Ylli i NBA vendos ku do luajë në të ardhmen

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 13:09
Pamje nga një ndeshje

Një ditë para startit të sezonit të ri në NBA, që ka nisur me dy ndeshje në orët e para të mëngjesit të sotëm (DenverLakers dhe Warriors-Suns), basketbollisti grek, Giannis Antetokounmpo, ka rinovuar edhe me 3 sezone të tjera kontratën me skuadrën e Milwaukee Bucks.

Nga kontrata e re ai do të përfitojë 186 milionë dollarë. Ky rinovim hedh përfundimisht zërat e largimit të tij, pas dështimit të sezonit të kaluar.

“Në sport nuk ka dështim.

Nuk mund të fitosh gjithnjë, një herë fiton ti, një herë të tjerët”, tha Giannis këtë verë, teksa te skuadra e Bucks erdhi edhe Damian Lillard, duke e forcuar ndjeshëm potencialin e këtij ekipi, që synon titullin.

Ai do të ndihmojë Antetokoumpo-në në arritjen e objektivave sezonalë. 28-vjeçari do të jetë një nga basketbollistët më të paguar në NBA, ndërsa ka fituar dy herë trofeun MVP dhe një titull kampion pikërisht me Milwaukee. Ai ka luajtur edhe 7 herë në ndeshjen e madhe të “All Star Game”.

Me 45.6 milionë dollarë përfitim nga kontrata e re për sezonin 2023- 2024, Antetokounmpo bëhet lojtari i tetë më i paguar i kampionatit, me shifër të njëjtë si Paul George, Kawhi Leonard dhe Damian Lillard.

Paga e basketbollistit grek do të jetë progresive, pasi pëson rritje për kampionatet pasardhëse, duke kaluar në 48,7 milionë për sezonin 2024-‘25, në 51.9 mln për sezonin 2025-‘26. “TOP-5” – Le të shikojmë se kush janë pesë basketbollistët më të paguar në sot në NBA.

Klasifikimin e nisim nga vendi i pestë, aty ku pozicionohet Joel Embiid i Philadelphia 76ers, i cili gjatë këtij sezoni do të përfitojë 47,6 milionë dollarë, për të kaluar në 51,4 milionë në kampionatin 2024-‘25, në 55,2 milionë për 2025- ‘26 dhe në 59 milionë për sezonin 2026-‘27.

Në vend të katërt renditet LeBron James i Los Angeles Lakers, me kontratën 47,6 milionë dollarë për këtë sezon dhe opsionin me 51,4 milionë për edicionin e ardhshëm.

Duke kaluar te podiumi i kontratave më të larta, në vend të tretë renditet Nikola Jokiç i Denver Nuggets. Rroga e serbit për këtë kampionat do të jetë 47,6 milionë, për t’u rritur në 51,4 milionë në kampionatin e ardhshëm, në 55,2 në 2025-‘26 dhe në 59 milionë për sezonin 2026- ‘27.

Në shkallën e dytë të podiumit qëndron Kevin Durant i Phoenix Suns, me pagë 47,6 milionë dollarë në këtë sezon. Në edicionin e ardhshëm do të përfitojë 51,1 milionë dhe 54,7 për kampionatin 2025-‘26.

Lojtari më i paguar në NBA aktualisht është Stephen Curry i Golden State. Rroga e yllit të Warriors në sezonin që sapo ka startuar është 51,9 milionë dollarë. Shumë që do të vijë në ngritje në edicionet e ardhshme, duke kaluar në 55,7 milionë në 2024-‘25 dhe në 59,6 milionë në sezonin 2025-‘26.

Ndërkohë në tabelë pasqyrohen 20 lojtarët më të paguar në NBA për edicionin 2023-2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat