Sytë tek “El Clasico” e Kosovës

Basketboll

Sytë tek “El Clasico” e Kosovës

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 12:25
Orari

E shtunë, ora 16:00. Të gjithë adhuruesit e basketbollit të Kosovës do të kenë sytë tek “El Clasico” mes Sigal Prishtinës dhe Pejës .

Ky derbi vjen në një moment shumë të veçantë, pasi të dy skuadrat janë në top formë.

Bardhekaltrit kanë katër fitore e një humbje, kurse pejanët numërojnë pesë fitore në pesë ndeshje, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante.

Verdhezinjtë janë skuadra e vetme e pamposhtur në këtë edicion të elitës së basketbollit.

Përballjet ndërmjet Prishtinës dhe Pejës kanë qenë gjithmonë interesante, e kështu pritet të jetë edhe të shtunën.

Adhuruesit e basketbollit do të kenë mundësi të shohin një spektakël të basketbollit, ndërsa atmosfera në këso sfida ka qenë gjithmonë ‘elektrizuese’.

Java 6-Prince Caffe Superliga

E shtunë

16:00 Sigal Prishtina - Peja

19:00 Golden Eagle Ylli - Proton Cable Prizreni

E diel

17:00 Istogu - Vëllaznimi

19:00 Bashkimi - Trepça

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat