Ndeshje interesante në Ligën e Parë

Basketboll

Ndeshje interesante në Ligën e Parë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 14:03
Orari

Të premten do të zhvillohen katër duelet e javës së pestë të Ligës së Parë të Meshkujve.

Takimi i parë do të jetë mes Gjakovës së Re dhe Dritës, ku të dy skuadrat janë në kërkim të fitores së parë, pasi kanë nga tri humbje.

Ndeshja e dytë e kësaj xhiro është ndërmjet Kerasanit dhe New Basket, ku prishtinasit kanë një fitore e dy humbje, kurse prizrenasit dy fitore e dy humbje.

Bora që është lidere me katër fitore në katër ndeshje do të përballet me AS Prishtinën, që ende nuk di për fitore në këtë rang garash.

Takimi më interesant është mes Borea-s dhe Kosovarit. Skuadrat pejane ka tri fitore e një humbje, ndërsa Kosovari i Bardhit të Madh ka dy fitore e një humbje.

Java 5-Liga e Parë e Meshkujve

E premte

17:00 Gjakova e Re - Drita

18:30 Kerasan - New Basket

19:00 Bora - AS Prishtina

19:00 Borea - Kosovari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat