Java e katërt në Ligën e Dytë të Meshkujve

Basketboll

Java e katërt në Ligën e Dytë të Meshkujve

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 14:04
Orari

Të premten dhe të shtunën do të zhvillohet java e katërt në Ligën e Dytë të Meshkujve.

Takimi i parë do të jetë ndërmjet KEK-ut dhe Sferës. Skuadra e KEK-ut ka dy fitore e një humbje, kurse ajo e Sferës një fitore në një ndeshje.

Grapeland – Gjakova është përballja më interesante e kësaj xhiro, ku të dy skuadrat kanë nga dy fitore e një humbje dhe janë në kërkim të fitores së tretë në këtë edicion.

Llapi-Lipjani është një sfidë, ku dy skuadrat e kanë fitoren e parë, pasi llapjanët kanë dy humbje në dy ndeshje, derisa lipjanasit tri humbje në tri ndeshje.

Takim interesant shihet edhe ai mes Kaçanikut dhe Megasport-in. Skuadra nga Kaçaniku ka dy fitore në dy ndeshje, ndërsa ajo e Prizrenit dy fitore e një humbje.

Java 4-Liga e Dytë e Meshkujve

E premte

16:45 KEK-u - Sfera

20:00 Grapeland - Gjakova

E shtunë

14:00 Llapi - Lipjani

16:00 Kaçaniku – Megasport

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat