Derbi i skuadrave pa humbje

Basketboll

Derbi i skuadrave pa humbje

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 14:06
Orari

Xhiro e katërt në Superligen e Femrave sjell ndeshjen më interesante të kësaj xhiro në mes KBF Bashkimit dhe KBF Prishtinës.

Dy skuadrat të cilat ende nuk kanë asnjë humbje këtë edicion sfidojnë njëra tjetrën në “Sezai Surroi” të premten (27.10.2023) me fillim nga ora 18:30.

Ndërsa të shtunën (28.10.2023) zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera. KBF Trepça është nikoqire e KBF Penzës ndeshje e cila do të zhvillohet nga ora 15:00, kurse KBF Peja 03 udhëton në Gjilan për ndeshjen me KBF United Basketball, ndeshja fillon në orën 17:00.

Penza, Trepça e Peja 03 kanë arritur nga një fitore kurse vetëm United Basketball nuk ka shënuar ende fitore këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat