Boston, Denver e Dallas sigurojnë fitoret e radhës

Basketboll

Boston, Denver e Dallas sigurojnë fitoret e radhës

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 11:47
Pamje nga ndeshja

Boston fitoi 119-111 ndaj Miami në një përplasje mes dy ekipesh pretendente në Konferencën e Lindjes. Hero-Adebayo realizuan 55 pikë për ekipin nga Florida, por të pamjaftueshme për të fituar. Në kahun tjetër, të gjithë titullarët e Celtics realizuan mbi 10 pikë (White 28 më i miri).

Nuk zhgënjen Denver kampion, që mundi 108-104 Memphis jashtë fushe. Jokic e Murray realizuan nga 22 pikë secili në këtë sukses.

Pas kohës shtesë fiton San Antonio, që mundi 126-122 Houston dhe korri fitoren e parë sezonale (Vassell realizoi 25 pikë për Spus).

Në shtesë fiton edhe Chicago, që mundi 104-103 Toronto, ndeshje ku u dallua DeRozan me 33 pikë. Dallas fitoi 125-120 ndaj Brooklyn, me Doncic protagonist, autor i 49 pikëve dhe 10 rebound. Orlando mundi 102-97 Portland, ndeshje ku u dallua Wagner me 23 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte-Detroit, 99-111

Memphis-Denver, 104-108

Atlanta-New York, 120-126

Boston-Miami, 119-111

Cleveland-Oklahoma, 105-108

Chicago-Toronto, 104-103

San Antonio-Houston, 126-122

Dallas-Brooklyn, 125-120

Utah Jazz-Clippers, 120-118

Portland-Orlando, 97-102

Sacramento-Golden State, 114-122

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat